Dy të vdekur nga një zjarr në Francë

14 të tjerë mbetën të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer në vendpushimin francez të skijimit “Courchevel”, duke lënë të vdekur dy persona dhe 14 të tjerë të lënduar. Sipas zyrtarëve, katër persona janë të lënduar rëndë.

Zjarri filloi para agimit këtë të diel, në një ndërtesë. Nga ky zjarr tre ndërtesa u prekën.

Shtatëdhjetë zjarrfikës u ballafaquan me flakën. Shkaku nuk është konfirmuar ende, transmeton rtv21.tv.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e zjarrfikësve duke përdorur shkallët për të provuar dhe për të shpëtuar njerëzit nga brendia ndërtesës tre-katëshe.

Një video, e postuar në mediat sociale, tregon të paktën një person duke kërcyer nga një dritare e katit të sipërm për të provuar të shpëtojë nga flaka.

Në një tjetër video shihen dhjetra njerëz të evakuuar nga ndërtesa në rrugën poshtë./21Media

Back to top button