Dy tërmete në Ohër, Strugë dhe Resnje

Nuk është raportuar për të lënduar ose për dëme materiale

Dy tërmete, epiqendrat e të cilave vijnë nga rajoni i Ohrit ka regjistruar sot Obseravatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, shkruan TV21.TV

Tërmeti i parë me magnitudë lokale të Rihterit 3,3 është ndjerë në orën 13:46 në Ohër, Resnje dhe Strugë me intensitet prej IV ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ndërsa në orën 13:51 në rajonin e njëjtë është regjistruar edhe tërmeti i dytë me magnitudë lokale të Rihterit 2,5 dhe intensitet prej III ballëve sipas të njëjtës shkallë./21Media

Back to top button