Dy tërmete në Shqipëri

Dy tërmete kanë lëkundur Shqipërinë në orët e para të së mërkurës.
Sipas të dhënave nga qendra Evropiane Mesdhetare e Sizmiologjisë, tërmeti i parë me magnitudë 4.1 ka rënë rreth orës 04:19 të mëngjesit, 12 km në veri të Koplikut dhe 26 km nga Podgorca e Malit të Zi, në një thellësi prej 10 km.
I dyti me magnitudë 3.4 ka rënë gati 20 minuta më vonë në afërsi të fshatit Bajzë, rreth orës 04:38 dhe afërsisht 26 km nga Podgorica e Malit të Zi.
Deri tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar./21Media

Back to top button