Dy themeluesit e Instagramit po largohen nga firma

Arsyeja është raportet e tensionuara mes krijuesve të Instagramit dhe lidershipit të Facebook

Dy themeluesit e gjigantit Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger po largohen nga firma, shkruan rtv21.tv

Systrom, shefi ekzekutiv tha se ata po dalin për të “ekploruar kreativitetin dhe kuriozitetin”.

Instagram, që u ble nga Facebook në vitin 2012 për një miliard dollarë, tash ka më shumë se një miliard përdorues.

Largimi ka ndodhur pas raporteve të tensionuara mes themeluesve të Instagramit dhe lidershipit të Facebook-ut.

Systrom dhe Krieger filluan me sajtin e postimit të fotografive në vitin 2010 dhe vazhduan të merren me të pasi u mor nga Facebook, shkruan rtv21.tv

Çka thanë dyshja?

Kevin Systrom tha se : “Ne jemi gati për kapitullin e radhës. Ndërtimi i gjërave të reja kërkon kthimin një hap para, të kuptojmë se çka na inspiron neve dhe duhet ta përshtatim këtë me atë çka i duhet botës, ky është plani ynë”.

“Para tetë vitesh, Kevin dhe unë filluam me Instagram, duke shpresuar se do të krijojmë diçka që do të shpalos kreativitetin dhe shpirtin për ekslporim. Tash është koha për një kapitull të ri. Një falënderim i madh shkon për gjithë komunitetin që na u bashkuan”, ka shkruar Mike në llogarinë e tij në Twitter, transmeton rtv21.tv


Systrom tha se dyshja janë të lumtur për të ardhmen e Instagram-it dhe Facebook-ut.

Si u përgjigj Facebook?

Krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg tha në një prononcim që Instagram reflektoi me dyshen, “kombinim i talentëve kreativë”.

“Unë kam mësuar shumë nga ta për gjashtë vite dhe u kënaqa shumë”, ai tha. “Mezi po pres të shoh se çka po krijojnë ata”.

Reporteri i BBC-së për teknologji tha se janë tensionuar raportet me lidershipin e Facebook-ut.

Popullariteti i Instagramit u rrit kur përdorimi i Facebook-ut stagnoi, ai tha, transmeton rtv21.tv

Kjo shtoi presionin te Facebook, për të fituar sa më shumë para nga përdoruesit e tij duke iu vendosur disa rregulla, të cilat ishin kundër fokusit të Instagramit, për thjeshtësi.

Produkti i fundit i Instagram-it, IGTV, e cila lejon postimin e vidoeve të gjata, për të konkurruar me YouTube nuk kishte një start të kënaqshëm. U kritikua këtë muaj pasi që videot sugjestive me përmbajtje seksuale të fëmijëve iu rekomanduan përdoruesve./21Media

Back to top button