Të dy janë jashtë rrezikut për jetë

Të dy janë jashtë rrezikut për jetë

Dy tifozë të Celtic u dërguan në spital pasi u therën me thikë nga disa persona të maskuar, para një lokali në Romë.

Sipas BBC, tifozët janë therur në këmbë edhe të dy janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga burrat e sulmuar është ende në spital, por tjetri është liruar. Policia tha se hetimet janë duke vazhduar.

Shkak i sulmit ishte një flamur i shpalosur nga vendasit, ku shfaqej ish diktatori italian, Benito Mussolini.

Me anë të një njoftimi ngjarjen e ka konfirmuar edhe klubi Celtic.

“Celtic mund të konfirmoj se dy tifozë janë therur me thikë gjatë mbrëmjes së djeshme. Të dy do të marrin mbështetjen e nevojshme nga klubi dhe ambasada britanike në Romë”, thuhet në njoftim.

Sot, Celtic do të luaj kundër Lazio, në kuadër të Europa Ligës/21Media