Njëri turist ka thyer këmbën

Njëri turist ka thyer këmbën

Dy turistë, një grek dhe një izraelit janë lënduar në Syrin e Kaltër pas rrëzimit të një shkëmbi.

Ngjarja ka ndodhur te burimi i Syrit të Kaltër.

Të lënduarit po transportohen drejt spitalit të Sarandës.

Siç raporton oranews, mësohet se turisti izraelit ka thyerje të këmbës.

Syri i Kaltër është një vend turistik që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë – Gjirokastër.