Sulmohet edhe policia

Sulmohet edhe policia

Dy vajza të dyshuara janë arrestur pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht një nxënës të shkollës “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë, rreth orës 11:45.

Përveç kësaj, gjatë arrestimit të të dyshuarve u sulmua edhe një zyrtar policor.

“Gjatë arrestimit të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./21Media