Nga tërmeti në Shqipëri 18 të vdekur

Nga tërmeti në Shqipëri 18 të vdekur

Në mesin e viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri gjenden edhe dy vëllezër kosovarë nga Gjilani, I.A 28 vjeç dhe Sh.A 32 vjeçar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

“Janë dy kosovar vëllezër janë nga Livoqi i Gjilanit që mbetën të vdekur pas tërmetit në Shqipëri“, ka thënë Hasani për portalin rtv21.tv

Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, ka shkuar në 18, teksa raportohet për qindra të lënduar. /21Media