Dy vendime për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor

Këto vendime janë propozuar nga Pal Lekaj

Të enjten, Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor ka votuar dy vendime që rrjedhin nga rekomandimet e Task-Forcës për Siguri në Trafikun Rrugor.

Sipas kumtesës për media dërguar nga Ministria e Infrastrukturës, këto vendime u propozuan nga ministri Pal Lekaj, që është edhe kryesues i KSTRr.

Vendimi i parë kërkon evidentim në bazën qendrore të të dhënave të Policisë së Kosovës për të gjitha mjetet rrugore të përfshira në aksidente trafiku, të cilat do të publikohen më pas edhe online, ndërsa vendimi i dytë përfshin inspektim të infrastrukturës rrugore sipas standardeve evropiane të sigurisë.

Këshilli u njoftua edhe me të tjera rekomandime që janë rezultat i punës 6 mujore të Task-Forcës, dhe kanë dhënë edhe propozimet e tyre përkitazi me dikasterin që përfaqësojnë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në komunikacion në mbarë vendin.

Back to top button