Dy versione të ndryshme për “skandalin” në Lipjan

Lipjanasi akuzoi mjekët për mos ofrim të kujdesit, Drejtori i QKMF-së tha se këtë nuk e dëshmojnë kamerat e sigurisë

Një gurbetqar shprehu mllefin e tij ndaj institucionit shëndetësor në Lipjan. Ai pretendon se nënës së tij, të shtyrë në moshë nuk iu ofrua ndihma nga mjeku kujdestar në shtëpinë e shëndetit në Lipjan.

Përkundër siç tregoi ai dje, nuk ishte koha e pauzës dhe shërbimi mjekësor ishte mbeldhur në recepsion dhe askush nuk afrohej në dhomën e mjekut, ku priste për kontroll gruaja e moshuar. Siç u shpreh qytetari, Mejda Sopjani, mjekët dhe infermierët dolën në pauzë gjysmë ore para kohës së pauzës.

“Shok e dashamir Erdha npushim Nkosov edhe e pata pa qef Nanen edhe e qova Ne shtepi e shendetit ne Lipjan Gjys ore maheret e kan bo pausen se sa osht me rregullore Veq kqyrne Videon Se si osht tu u punuar ne spitalet tona ne Kosov Ju lutem te gjithve qe ta shperndajn kete Video Qe ne te nderr marrum masa Veq na Mujna me nreq kit Shtet”, shkroi qytetari Mejda Sopjani, i cili shkrimit ia bashkangjiti edhe një video, të cilën e publikoi në rrjete facebook, që u bë virale, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, sot Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi dha disa sqarime lidhur me rastin në fjalë.

Sipas Krasniqit, 1) Mjeku ka qenë në kohën e rregullt të pauzës, 2) Qytetari nuk është lajmëruar fare në recepcionin e QKMF-së, i cili është obligim i çdo pacienti të lajmërohet në sportel dhe pastaj të orientohet te mjeku ku do të marr shërbimin, 3) Infermieret kanë qenë në vendin e tyre të punës dhe me mirësjellje dhe pa asnjë paragjykim i kanë ofruar shërbimin e kërkuar shëndetësor duke e përcjell pacientin deri te ordinance e mjekut ku ka marr shërbimin e kërkuar. 4) E gjitha kjo është e vërtetuar nga kamerat e sigurisë në institucionin e QKMF-së.

Krasniqi veprimin e qytetarit Sopjani e konsideroi të qëllimshëm dhe dashakeq dhe se ai, sipas tij, kreu shkelje të dinjitetit të punëtorit shëndetësor në vendin e tij të punës dhe institucionit shëndetësor me incizimin dhe publikimin ne rrjete sociale pa lejen e këtyre punëtorëve shëndetësor dhe institucionit.

“Punëtorët shëndetësor fillimisht janë njerëz, familjar pastaj profesionist shëndetësor, por nuk janë hyjnor as mrekullibërës! Mund të gabojmë si çdo njeri dhe nuk jemi të përsosur, por me këtë rast: Konsiderojmë se është kryer një veprim i qëllimshëm dhe dashakeq ndaj institucionit dhe personelit shëndetësor nga Ztr. Mejda Sopjani dhe si rezultat i këtij veprimi, konsiderojmë se ka kryer shkelje të dinjitetit të punëtorit shëndetësor në vendin e tij të punës dhe institucionit shëndetësor me incizimin dhe publikimin ne rrjete sociale pa lejen e këtyre punëtorëve shëndetësor dhe institucionit.”, deklaroi Krasniqi.

Drejtori i QKMF-së në Lipjan shtoi se kanë filluar procedurat e ankimimit në të drejtat e punëtoreve shëndetësore të atakuar në këtë publikim me video./21Media

Back to top button