Rasti ka ndodhur ë shtator të vitit 2017

Rasti ka ndodhur ë shtator të vitit 2017

Gjykata Themelore në Ferizaj sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa bimët e kanabisit të mbjella konfiskohen konform nenit 278 paragrafi 2 të KPPRK-së”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

A.B, akuzohet se në shtator të vitit 2017, në Komunën Shtime, në një mal ka kultivuar bimë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që i njëjti kishte mbjellë 102 bimë narkotike, 25 bimë kanë qenë të njoma, kurse 77 bimë të tata – të përgatitura për shitje apo shpërndarje, të cilat pas kontrollit nga ana e Policisë janë konfiskuar. /21Media