Qarkullimi i rrezikshëm në rrugën Shtip-M.Kamencia

Qarkullimi i rrezikshëm në rrugën Shtip-M.Kamencia

Kamioni po detyrohet të ulë shpejtësinë.

Gurët që janë shkëputur nga kodra dhe kanë rënë në njërën korsi po pengojnë komunikacionin.

Shiu edhe më shumë po e vështirëson qarkullimin, pasi po krijohet baltë nga dheu.

Ky problem në rrugën Shtip-Makedonska Kamenica në Maqedoni nuk është se është shfaqur tani, por ka vite që është në këtë gjendje.

“Rruga rajonale që të çon nga Shtipi drejtë Makedonska Kamenica vazhdon të jetë prej dy vjetësh e shembur. Kalimtarët që frekuentojnë këtë rrugë thonë se është shumë e rrezikshme.”

Gjorgji Nikollov thotë se këtë rrugë e kalon shpesh, por më e rrezikshme është kur ka reshje të shiut, meqenëse dheu atëherë mund të rrëshqasë, shkruan tv21.tv

“Kjo rrugë qëndron kështu prej 2-3 vjetësh, nga gurët dhe dheu që ka rënë në rrugë. Kjo pastrohet, por përsëri bien gurët, meqenëse tereni është kështu. Është e rrezikshme se mundet të bie ndonjë gur në kohën me të keqe dhe të shkaktoj ndonjë gjë të padëshirueshme, ndonjë lëndim, apo diçka të tillë”, tha Gjorgji Nikollov, banorë.

Kryetarja e komunës së Makedonska Kamenicës Sonja Satmenkova thotë se po punohet në mënyrë intensive për të pastruar rrugën dhe të parandalohet shembja e kodrës.

“Edhe ju kishit mundësi të shihni rrugën Koçani-Makedonska Kamencia. Mund të vërehet se po punohet me intensitet të lartë. Si kryetare e Komunës, jam shumë e kënaqur  dhe krenare të them që pas disa vitesh mundime që të fillohet me rekonstruimin e rrugës Koçani – Makedonska Kamenica, tani kemi filluar që të punojmë me intensitet të lartë. Unë shpresoj se punët ndërtimore do të përfundojnë së shpejti dhe se problemet të cilat  i kishim gjatë 2-3 viteve të fundit do të ngelen në të kaluarën”, u shpreh Sonja Satmenkova, Kryetare e Kamenicës së Maqedonisë.

TV21 për këtë rrugë kishte alarmuar edhe në maj të vitit 2016, por prej atëherë dhe deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Në vitin 2016, nga Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” thanë se nuk e kanë pastruar rrugën për shkak se mund të ketë sërish shembje.