Selena ndërprenë kontaktet me mikeshën e saj të fëmijërisë

Selena ndërprenë kontaktet me mikeshën e saj të fëmijërisë

Dy vjet më parë, këngëtarja e njohur Selena Gomez ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqej në spital së bashku me mikeshën e saj më të mirë, Francia Raisa.

Dy vajzat kishin shtrënguar duart me njëra-tjetrën dhe krahas postimit këngëtarja tregoi se Francia i kishte shpëtuar jetën, pasi i kishte dhuruar veshkën e saj.

Mirëpo, dy vjet pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më shoqes së saj të ngushtë.

Sipas burimeve pranë këngëtares, shkruan OK Magazine ajo ishte lodhur duke u ndjerë borxhlike ndaj Francia-s, ndaj kishte vendosur ta largonte nga jeta e saj.

Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtjen Selenës që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit. Pas operimit, Selena i kishte premtuar shoqes se nuk do ta tepronte me alkool-in, por nuk e kishte mbajtur fjalën.

Për këtë arsye vajzat kanë debatuar dhe Selena ka ndërprerë kontaktet me mikeshën e saj të fëmijërisë./21Media