Ndeshjet do të luhen mes 15 dhe 17 marsit

Ndeshjet do të luhen mes 15 dhe 17 marsit

Swansea dhe Manchester City janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA në Angli. Pikërisht në këtë përballje do të luajnë dy lojtarët e përfaqësueses së Kosovës.

Në njërën anë te Manchester City do të paraqitet Arijanet Muriq, ndërkohë në anën tjetër sulmuesi i talentuar, Besart Celina, i cili me dy golat e tij ia siguroi kualifikimin ekipit të Swansea-s.

Në tri çerekfinalet tjera do të përballen Watfordi me Crystal Palacen, Wolvesi me Manchester Unitedin e Millwalli me Brightonin. Ndeshjet do të luhen mes 15 dhe 17 marsit.