“Ne e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin"

“Ne e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin”

Pavarësisht se e vlerëson Barcelonën sërish një skuadër të fortë edhe pas largimit të Neymar, Dybala shprehet se Juventusi do të luajë për fitore mbrëmjen e sontme në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Argjentinasi është i ndërgjegjshëm që kampionët e Italisë i pret një sfidë e vështirë, por kërkon që ta nisë me një fitore rrugëtimin e këtij sezoni në Champions.

“Ne e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, por do të japim maksimumin. Nëse do të marrim një rezultat pozitiv nesër, atëherë do të jetë gjithçka më e lehtë faza e grupeve. Kjo nuk do të jetë vetëm një sfidë Messi-Dybala. Është mirë të krahasohem me dikë si ai, por është e vështirë të arrihen nivelet e Messit. Por unë punoj çdo ditë për t’u përmirësuar dhe nuk e krahasoj veten me askënd”, tha Dybala.

Sa i përket largimit të Neymar nga Barça, Dybala shprehet se nuk i ka dëmtuar aspak spanjollët.

“Ata janë bërë edhe më të fortë dhe këtë e kanë treguar në këtë fillim sezoni në La Liga”, tha argjentinasi.