Juventusi dëshiron ta shesë argjentinasin

Juventusi dëshiron ta shesë argjentinasin

Juventusi është duke u munduar patjetër ta shesë sulmuesin, Paulo Dybala. Pasi dështoi transferimi i tij në Manchester e Tottenham, “Zonja e Vjetër”, tashmë ia ka ofruar edhe kampionit francez.

Juventusi ka shpenzuar para për të blerë disa lojtarë dhe po mundohet ta shesë argjentinasin për të rregulluar bilancin financiar.

Në anën tjetër, PSG ka nevojë për një sulmues pasi Neymar është drejtë largimit dhe dy gjigantët spanjollë, Real e Barcelona, janë në garë për brazilianin.