Dybala të mbetet pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm

Dybala të mbetet pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala duket se do të veshë fanellën e kampionit italian edhe sezonin e ardhshëm.

Fundjavën e kaluar, Juventusi siguroi titullin e tetë radhazi dhe argjentinasi ishte shumë në hijen e Cristiano Ronaldos këtë sezon.

Megjithatë, drejtori sportiv i ‘Zonës së Vjetër’, Fabio Paratici, tha se pret që Dybala të mbetet  pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht ofertave nga klubet e tjera.

“Sigurisht, Dybala do të qëndrojë. Ai është një futbollist i Juventusit dhe është e qartë se do të jetë akoma lojtari ynë”, tha Paratici për mediat italiane.

Interesim për Dybala kanë shfaqur Interi dhe Manchester United.