Ndryshime në klubin bardhezi

Ndryshime në klubin bardhezi

Për momentin e gjithë vëmendja është në fushën e lojës, por Juventus një sy e një veshë e ka në merkaton e verës. Klubi bardhezi pritet të bëjë disa blerje të bujshme, por edhe largimet nuk do të jenë të pakta.

Një prej tyre mund të jetë edhe Paulo Dybala. Ylli argjentinas nuk po gjen shumë hapësira në Torino, ndaj po diskutohet mundësia e shitjes së tij me Real Madrid, Atletico Madrid dhe Bayern Munchen gati të hidhen në sulm për kartonin e tij.

Sipas asaj që raporton “TuttoSport”, drejtuesit bardhezinj e vlerësojnë argjentinasin me plot 100 milionë euro, por nuk përjashtohet mundësia që Dybala të përdoret si këmbim për të sjellë në “Allianz Stadium” një emër tjetër të madh.

Kujtojmë se, Paulo Dybala është ndër më të paguarit e Serie A me 7 milionë euro në sezon.