Ai është hapur në Mexico City

Ai është hapur në Mexico City

Dyqan akulloresh tani edhe për qentë. Ideja për hapjen e një dyqani të tillë ishte e pronarit Mauricio Montoya nga Meksiko City. Pra, ai ka hapur një dyqan special ku pronarët e qenve, mund t’i qerasin kafshët e tyre me akullore të përgatitura enkas për to.

Pronari Maurisio thotë se akulloret janë të përgatitura për qentë, që do të thotë se janë të sigurta për shëndetin e tyre, se nuk u pengon asgjë në tretje, pasi që siç dihet, qentë nuk bën të ushqehen me ëmbëlsira.

Maurisio ka shtuar se zakonisht deri më tani, pronarët e qenve kanë hyrë me qentë në pastiqeri apo dyqane akulloresh, por për kafshët e tyre nuk ka pasur asgjë. E kështu, ai ka gjetur këtë mënyrë ku edhe qentë mund të qerasen. Sipas tij, akulloret në dyqanin e tij janë edhe për pronarët e qenve, por se pronarët më rehat ndihen kur me to i qerasin vetëm ata. Dyqani i akulloreve të Maurisios mban emrin Don Palleto. Me rëndësi është të thuhet se akulloret speciale për qentë përgatiten nga jogurti natyral, i cili ndihmon tretjen, pasi që akulloret që përgatiten për njerëz, te qentë shkaktojnë dhembje dhe diare, përcjell rtv21.tv

Një prej myshterinjve në këtë dyqan është Liliana, e cila thotë se qenin e saj e ka dërguar atje për ta qerasur, por edhe për ta shoqëruar me qentë e pronarëve të tjerë. Pronari tjetër i një qeni, Gustavo Hernandez, mendon se shoqëria është e mire për të gjithë. Sipas tij, kur ke një qen, pa dyshim se për të të ke edhe përgjithësi. Ai thotë se është shumë me rëndësi të dihet nëse qeni është i lumtur dhe që atë ta shoqërojë edhe me qenë të tjerë. Hernandez shton se kur qeni është i lumtur, atëherë ai edhe me pronarin kalon mirë, që do të thotë se nuk i nxjerr probleme nëpër shtëpi./21Media

12

3

5