Dyshohej për rast të ri të koronavirusit, rezultatet janë negative

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rast të ri të koronavirusit në vend

Ministrja e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se rezultatet e pacientes nga Italia dhe për të cilën dyshohej se kishte koronavirus janë negative.

Njoftimin për rezultatet negative i ka dhënë MSH. Nga Ministria kanë thënë se pacientja është njëra ndër dy rastet, e cila testohej në klinikën infektive në Shkup.

Ndryshe për këtë rast, konferencë do të ketë edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në orën 16:00. Më herët, Filipçe ka njoftuar se te pacientja e lartëpërmendur 1/3 e testeve ishin pozitive, por në fund kanë rezultuar negative, raporton TV21./21Media

Back to top button