Anija u përplas në bregun pranë Komasit

Anija u përplas në bregun pranë Komasit

Të paktën 116 migrantë janë zhdukur dhe 132 të tjerë janë shpëtuar nga rojet bregdetare libiane dhe peshkatarët vendas, pasi një anije u fundos në Detin Mesdhe.

Zyrtarët thanë se anija ka pasur më shumë se 200 migrantë në bord, dhe ajo u përplas në bregun pranë Komasit, një qytet në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve do të ishte më i larti në incidente të tilla gjatë këtij viti.

Për migrantët, Libia ka qenë prej kohësh një rrugë kryesore tranziti për të arritur Evropën, veçanërisht nga Afrika Sub-Sahariane, me ndihmën e trafikantëve njerëzorë./REL