Dy të arrestuar

Dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera rreth ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 16:00 në Lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Zëdhënësi Bajram Krasniqi rikonfirmoi vdekjen e njërit nga të plagosurit dhe arrestimin e dy personave që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje.

Janë konfiskuar gjithashtu dy armë, një e shkurtë dhe një e gjatë”, tha Krasniqi, duke shtuar se Prokurori i rastit do të jep detaje rreth motivit të ngjarjes më vonë.

Ai nuk pranoi të jap detaje tjera pasi sipas tij, ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes.

Krasniqi tha se dyshohet se të dy familjet e viktimave jetojnë në të njëjtën ndërtesë./21Media