Ende nuk dihen rrethanat e rastit

Ende nuk dihen rrethanat e rastit

Dyshohet se një vajzë është goditur sot rreth orës 12:54 në Klinë.

Zëdhënesi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për portalin rtv21.tv, se ende nuk  mund të cilësohet se rasti a ka qenë incident apo aksident.

Sipas tij ende nuk mund të konfirmohet se a gjendja e viktimës.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë , Shkodran Nikqi për portalin rtv21.tv ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorja kujdestare, e po ashtu ka bërë të ditur se dyshohet që si pasojë e goditjes së trenit ka vdekur një person i mitur.

Për më shumë detaje rtv21.tv do të ju mbajë të informuar./21Media