Shkak i dhunës ishte një mosmarrëveshje

Shkak i dhunës ishte një mosmarrëveshje

Një vajzë ka raportuar në polici se është sulmuar nga i dashuri i saj.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 21:00 në Prishtinë.

Shkak i kësaj rrahjeje ishte një mosmarrëveshje.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Sipas viktimës sulmi kishte ndodhë brenda në veturën e të dashurit të saj por më pas kishte vazhduar edhe jashtë veturës”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima si pasoj e sulmit ka marrë tretman mjekësor

I dyshuari pasi ishte vërejtur nga një qytetar me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me rast janë marrë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet./21Media