Partnerja e Feros shkëlqeu në këto dy klipe

Partnerja e Feros shkëlqeu në këto dy klipe

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, tash e sa kohë po pushton mediat rozë. Bukuroshja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e mediave qysh kur e konfirmoi lidhjen e saj me reperin Fero. Çifti i njohur i estradës tash e sa kohë janë bashkë. Lidhja e tyre u zbulua vitin e kaluar, ani pse tentuan ta mbajnë larg syrit të mediave, transmeton rtv21.tv

Por, para romancës me Feron, e bukura Arbenita shkëlqeu në dy videoprojekte muzikore. Fillimisht, në videoklipin e këngës “Ani nasht”, që e kishte sjellë reperi ferizajas, 2 Ton, në korrikun e vitit 2015. Bukuroshja shqiptare kishte sjellë një frymë të re me paraqitjen e saj, transmeton rtv21.tv

Po atë vit, Arbenita ishte shfaqur edhe në videoklipin e këngës “S’jena mo”, që ishte publikuar më 13 gusht 2015.

Së fundi ajo u paraqit edhe në videoklipin e të dashurit të saj, e ky projekt ishte edhe më i veçantë sepse ishte dedikim për të.

Ismajli ka një karrierë të suksesshme prej modeleje./21Media