Westerhout kishte punuar me Trump që ditën e parë të presidencës së tij,

Westerhout kishte punuar me Trump që ditën e parë të presidencës së tij,

Ndihmësja personale e Presidentit amerikan Donald Trump është detyruar të japë dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë pasi ka zbuluar informacione private për familjen e tij.

Madeleine Westerhout, 29 vjeç, u hoq papritmas të enjten pasi presidenti mësoi se ajo kishte biseduar me gazetarët gjatë një darke. Ajo po pinte dhe po mburrej për aksesin e saj te i Trump gjatë pushimeve të tij në New Jersey, raporton CBS News.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë për largimin e saj. New York Times, e cila raportoi për herë të parë citoi një burim të Shtëpisë së Bardhë i cili tha se ajo tani konsiderohet një “punonjës i pushuar”, përcjell rtv21.tv

E përshkruar në mediat amerikane si portierja e zotit Trump, ajo kishte një zyrë direkt para Zyrës Ovale në Krahun Perëndimor.

Burimet i thanë CBS News ajo ishte e dehur dhe zbuloi detaje në lidhje me familjen e presidentit. Është e paqartë se si Trump mësoi  për bisedën  e saj me gazetarët.

Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kishin dyshuar prej kohësh Westerhout për mospërfillje ndaj Trumpit.

Sipas New York Times, ajo ka një faqe private në Instagram ku poston për jetën e saj në Shtëpinë e Bardhë dhe udhëton me presidentin.

Në një postim ajo bëri shaka në lidhje me shtypjen e një cope letre që zoti Trump kishte mbajtur në një ngjarje publike.

Kur gazetari veteran Bob Woodward u ankua te Trump në një intervistë se kërkesa e tij për të folur me të nuk ishte kaluar së bashku me ndihmës më të spikatur si Kellyanne Conway, zoti Trump tha se ai duhet të kishte kontaktuar zonjën Westerhout.

“Madeleine është çelësi. Ajo është sekreti”, tha zoti Trump.

Sipas CBS, Trump gjithashtu shpesh e ka cilësuar atë si “bukuria ime”./21Media