I dyshuari u arrestua pas 4 muajsh

I dyshuari u arrestua pas 4 muajsh

Dje është arrestuar një person i dyshuar se i njëjti ka dhunuar një vajzë të mitur në Kaçanik.

Në anën tjetër Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit me inicialet D.SH., i cili gjendet në ndalim që nga data 10 tetor 2019.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.06.2019, në Kaçanik, përkatësisht në shtëpinë e tij, i pandehuri D.SH., e ka keqpërdorur seksualisht, të dëmtuarën- e mitur, XH.D., e moshës nën 16 vjet, me ç’rast do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim./21Media