Imazhin çiftit ia ka zbukuruar e ëmbla e tyre

Imazhin çiftit ia ka zbukuruar e ëmbla e tyre

Vikendi është i dëshiruari i të gjithëve. Pas një jave punë, të gjithë e dëshirojnë vikendin që të kalojnë më shumë kohë me familjen e tyre. Për të shëtitur, vizituar të afërmit apo edhe thjesht për të qëndruar me më të dashurit e tyre, vikendi është i preferuari i të gjithëve.

E padyshim që kështu është edhe për moderatorin e njohur të RTV21, Robert Bojajn, i cili gjatë tërë javës është i angazhuar rreth punëve të ndryshme në televizion, shkruan rtv21.tv

Natyrisht që Robi mezi pret që ta përfundojë orarin e punës e të shkojë, të takojë dy të dashurat e tij, bashkëshorten Getoarbën dhe të ëmblën e tyre, Eva Zoen. Por, pavarësisht ditëve tjera, vikendi me to është shumë më ndryshme për moderatorin, pasiqë ka kohë më shumë që të qëndrojnë së bashku.

Ashtu, siç duken çdoherë, të buzëqeshur dhe të lumtur, çifti i njohur, Robert Bojaj dhe Getoarbë Mulliqi-Bojaj, së bashku me simpatiken e tyre, Eva Zoen duken edhe këtë vikend. Kjo shihet nga një imazh që Robi ka hedhur në instagram, me ç’rast të tre duken të qeshur dhe mjaft të lumtur. “Family <3 “, ka shkruar Robi krahas imazhit, teksa shihet se fotografinë çiftit ia ka hijeshuar vajza e tyre, Eva Zoe.

Kujtojmë se me Robin mund të shoqëroheni në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë” si dhe në emisionin e radios, “Prite të Gjelbrën”, në RTV 21./21Media