Personaliteti juaj në bazë të gjatësisë së gishtave

Loading...

Personaliteti juaj në bazë të gjatësisë së gishtave

Edhe pse pamja jonë është diçka gjenetike, ndonjëherë tiparet tona tregojnë shumë për personalitetin tonë. Kur shihni këtë test, hidhini një sy dorës tuaj dhe zbuloni disa gjëra për personalitetin tuaj.

Kur gishti tregues është më i vogël se gishti i unazës

Personat që kanë gishtin e unazës më të gjatë se ai treguesi janë karizmatikë dhe simpatikë. Kanë aftësi të mrekullueshme komunikuese dhe dinë se si të tërheqin vëmendje. Ata marrin përsipër rreziqe dhe shpërblehen në fund për këtë. Nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit ato nuk heqin dorë, sepse e dinë që ekziston gjithmonë një rrugë tjetër, ndoshta kjo është arsyeja që shkëlqejnë në çdo gjë. Kanë qëllime të mëdha dhe gjithmonë synojnë për shumë lart. Disa i quajnë shumë agresivë, por nuk përpiqen thjesht kështu janë. Mund t’i vësh fajin nivelit të lartë të testosteronit. Kur gishti tregues është më i madh se gishti i unazës.

Kur gishti tregues është më i madh se ai i unazës do të thotë që këto persona janë të sigurt në vetvete

Janë liderë të mirë dhe kjo gjë iu vjen në mënyrë natyrale. Janë të qetë dhe asgjë nuk i bën ta ndryshojnë mimikën e tyre. Janë njerëz që nuk e marrin hapin e parë, qoftë në biznes apo në një lidhje. Gjithsesi kur e marrin këtë, pëlqejnë të jenë të parët. I analizojnë të gjitha gjërat dhe mendohen mirë përpara se të hedhin një hap. Nuk pëlqejnë të jenë spontanë.

Kur gishti tregues dhe gishti i unazës janë të barabartë

Njerëzit me gjatësi të barabartë të gishtit tregues dhe gishtit të unazës janë shumë të kujdesshëm, njerëz të balancuar, paqësorë dhe me këmbë në tokë. Kanë personalitet të butë dhe mundohen të qëndrojnë sa më larg konflikteve. Pasiguria i bën të ndihen në siklet. Janë miq të mirë dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Janë besnikë qoftë në punë, shoqëri apo në një lidhje. Janë pozitivë dhe shohin gjithmonë anën e mirë të një situate.