Nuk është çështje estetike!

Nuk është çështje estetike!

Secila grua ëndërron një tufë lulesh të veçanta për dasmën e saj. Imagjinon secilin detaj, madje a po ju përshtatën me ambeintin. Por, ndoshta asnjë prej tyre nuk është ndalur të mendojë, pse ato duhet të mbajnë një buqetë me lule në duar?!

Shumica mendojnë se është çështje estetike por, të supozojmë që ky zakon nuk ekziston! Mund ta imagjinoni një nuse duke ecur me duar poshtë pa një tufë lulesh? Edhe çfarë do të bënte me duar nëse nuk do të kishte lule? Do të dukej “qesharake”.

Mirëpo, kjo ka rezultuar në diçka tjetër, nuk është çështje estetike! Thuhet se para shekullit të 15-të nuset i spekatin me ujë të ndotur, kështu ato janë detyruar të mbajnë lule në mënyrë që ta evitojnë erën e keqe.

Si çdo traditë tjetër e dasmave edhe për lule mendohet se ato largojnë shpirtat e keqinj, e shpesh duke e futur tek lulet edhe ndonjë “hudhër”, shkruan rtv21.tv.

Arsye tjetër është për ta bërë çiftin e lumtur. Gjatë kohës romake, buqeta martesore nënkuptonte një jetë të re. Madje ka mendime se lulet e mbrojnë nusen!
Lulet ose më saktësisht ngjyra tyre bartë mesazh, ashtu sikurse burri që zgjedh trandafilin e kuq për t’ia dhuruar të dashures, ashtu edhe nusja zgjedh lulet për t’i transmetuar ndjenjat e saja tek burri./21Media