E mitura dhunohet nga 39 vjeçari

E mitura dhunohet nga 39 vjeçari

Një burrë i cili u akuzua për përdhunimin e një adoleshenteje me aftësi të kufizuara mendore është sulmuar dhe është vënë në zjarr nga një turmë njerëzish, transmeton rtv21.tv.

Policia u thirr në fshatin Muhovhoya në Limpopo, Afrika e Jugut, ku gjetën eshtrat e djegura të një burri 39-vjeçar. Komuniteti lokal e kishte akuzuar atë për sulm seksual të vajzës, 17 vjeç, ndërsa ishte duke mbledhur dru zjarri, transmeotn rtv21.tv.

Zëdhënësi i policisë, Moatshe Ngoepe shpjegoi sesi vajza u tha se kishte qenë me gra të tjera kur burri i sulmoi.

Gratë e tjera arritën të iknin, duke lënë pas vajzën adoleshente. Dhe kjo është kur i ndjeri kinse e përdhunoi atë”, shtoi polici.

Kur komuniteti dëgjoi për dhunimin e supozuar, ata thuhet se janë takuar për të ‘diskutuar çështjen’. Ata gjurmuan burrin dhe e sulmuan me objekte para se ta vunë në zjarr, thanë autoritetet.

Tani policia ka hapur një çështje vrasjeje dhe po bën apel për çdo informacion se kush ishte i përfshirë në vrasjen e këtij burri.

Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim dhe asnjë i dyshuar nuk është identifikuar./21Media