Tryezë: Liria e mediave në vendet e Ballkanit

Tryezë: Liria e mediave në vendet e Ballkanit

Vendet e Ballkanit përfshirë edhe Kosovën po përballen me probleme në fushën e medias siç janë kërcënimi i gazetareve, mungesa e transparencës nga ana e institucioneve, si dhe iniciativat për ndryshime ligjore në dëm të lirisë së shprehjes. Kështu u tha në konferencën prezantimi Rajonal i Programit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës me temën “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II” që u mbajt në Shkup./21Media