Blero i vishur si dhëndër e Afrona si nuse

Blero i vishur si dhëndër e Afrona si nuse

Ka mbetur fiks edhe një muaj nga martesa e këngëtarit të mirënjohur kosovar, Blerim Muharremit-Bleros me modelen, Afrona Dikën.

Para martesës, dyshja realizoi një set të bukur fotografik, në të cilin duken mahnitës, shkruan rtv21.tv

Blero i veshur me kostum të zi, ndërsa Afrona e veshur dhe rregulluar si nuse, duken mjaft bukur në imazhet e fundit, që Afrona i publikoi pak më parë në instagram.

Blero dhe Afrona do të martohen sot një muaj, 21 shtator. Ceremonia martesore e Bleros dhe Afronës do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu, ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media