Belkizi duket bukur në fotot e fundit

Belkizi duket bukur në fotot e fundit

E fejuara e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës, Belkiz Kera javët e fundit ka qenë mjaft e pranishme në mediat rozë.

Ajo në fillim të muajit gusht ka organizuar festën e beqarisë, nga e cila ka publikuar imazhe tejet të bukura për ndjekësit e saj të shumtë në rrjete sociale.

Belkizi aktive po vazhdon të jetë ende në instagram, ku numëron 27 mijë e 800 ndjekës. Dje bukuroshja e Milotit ka publikuar dy imazhe të bukura, në të cilat shihet me veshje sportive, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe syza të bukura, Belkizi duket mjaft tërheqëse me veshje sportive.

Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë fejuar në vitin 2015./21Media