Kapiteni i Real Madridit është treguar edhe njëherë i ashpër në fushën e lojës

Kapiteni i Real Madridit është treguar edhe njëherë i ashpër në fushën e lojës

Sergio Ramos njihet për ndërhyrjet e tij jo shumë të kontrolluara ndaj futbollistëve kundërshtar.

Kështu bëri edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen të cilën madrilenët e fituan në udhëtim 5-0.

Ramos e goditi me bërryl futbollistin Milan Havel të cilin e la të përgjakur.

Pas ndeshjes kapiteni i Los Blancos përmes rrjetit social Twitter i kërkoi falje futbollistit.

“Nga futbolli mësojmë gjithnjë dhe unë është dashur ta dija që nuk duhej të hyja në një duel si ai. Milan, nuk ishte qëllimi im që të lëndoja. Shërim të shpejtë”, ka shkruar Ramos.

Për çudi gjyqtari Deniz Aytekin nuk i ka dhënë asnjë karton mbrojtësit të Realit, përkundër ndërhyrjes së tmerrshme.