Pasuria e aktorit të ndjerë do të shpërndahet në bamirësi

Pasuria e aktorit të ndjerë do të shpërndahet në bamirësi

Aktori i ndjerë, Kirk Douglas la gjithë pasurinë e tij 60 milionë dollarëshe për bamirësi. Kirk u varros më 7 shkurt në Los Angeles, dy ditë pasi vdiq në shtëpinë e tij. Ai ishte 103 vjeç, transmeton rtv21.tv

Sipas Mirror, Kirk nuk i la para djalit të tij, Michael, yll i Hollywoodit që ka pasuri rreth 300 milionë dollarë. Por Kirk, i cili njihet për kontributin e tij bamirës, i la para shumë bamirësive. Në total, 50 milionë dollarë do të shpërndahen përmes fondacionit Douglas, që ishte nën pronësi të Kirk dhe gruas së tij, Anne.

Sipas Mirror, nga pasuria e tij do të përfitojnë universiteti i St Lawrence, teatri i Kirk Douglas, spitali i fëmijëve të Los Angeles, etj./21Media