Policia ka konfiskuar armën

Policia ka konfiskuar armën

Dje në rrugën “Manastiri i Deçanit” në Deçan rreth orës 12:00, është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti kishte hedhur skaj rruge një armë automatike dhe të njëjtën e kishte gjetur KFOR-i, ka njoftuar policia në raportin e dërguar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar armën AK-47 me 16 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media