Një nënë 19 vjeçare e hedh fëmijën e saj të sapolindur dhe e raporton si të humbur

Një nënë 19 vjeçare e hedh fëmijën e saj të sapolindur dhe e raporton si të humbur

Jenna Folwell, 19 vjeçare nga Arizona u arrestua për vrasje të fëmijës së saj të posalindur, pasi e vrau atë dhe pastaj e raportoi në polici si të humbur mëngjesin e së enjtes, shkruan “People”, përcjellë rtv.21.tv.

Detektivi, Seth Tyler dhe departamenti i policisë thanë se Folwell e kishte fshehur fëmijën e vdekur në një çantë dhe e kishte dërguar në park duke e lajmëruar policinë se kinse një i panjohur e kishte rrëmbyer.

Ajo u dënua për vrasje të shkallës së parë edhe pse ishte penduar./21Media.