"4 milionë zëra ... ndonjëherë duhet të ndalesh dhe të dëgjosh një"

“4 milionë zëra … ndonjëherë duhet të ndalesh dhe të dëgjosh një”

Një grua e mistershme e Los Anxhelesit me një zë engjëlli në një metro ka prekur zemrat e mijëra personave.

Në videon e postuar nga Departamenti i Policisë në Los Angeles në Twitter, një grua me vokalin e saj befasues bëri jehonë nëpër stacion.

“4 milionë njerëz e quajnë LA shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra … ndonjëherë duhet të ndalesh dhe të dëgjosh një, të dëgjosh diçka të bukur”, ishte mbishkrimi i videos së publikuar.

Gruaja me bishtaleca po tërhiqte një qerre të madhe dhe mban tre qese në duar, ndërsa se këndon “Puccini aria”.

Video u xhirua nga një oficer policie që punonte në stacionin Wilshire dhe Normandie Purple Line, sipas “Los Angeles Times”.

Të dy patën një takim rastësor para se gruaja të fillonte të këndonte ëmbël, transmeton rtv21.tv.

Zëdhënësi i Metro, Jose Ubaldo thotë se nuk e kanë takuar kurrë këngëtaren sekrete më parë.

Ndërsa, identiteti i gruas nuk është zbuluar ende, banorët e Los Anxhelosit në Twitter vërshuan në komentet në lidhje me takimet e tyre me kantautorin.

Në komentet e postimeve në Twitter, përdoruesit kanë etiketuar shfaqje televizive si ‘The Ellen Show’, ‘America’s Got Talent’ dhe madje ekzekutivi i A&R Simone Cowell.

Postimi origjinal për pak kohë mori më shumë se 154,000 shikime./21Media