E befason të dashurën

E befason të dashurën

Një 28-vjeçar i quajtur Varun Bhanot, duke dashur t’i bëjë befasi të dashurës së tij, Anisha Seth, i tha asaj se do të hipnin në një helikopter për të festuar ditëlindjen e saj.

Megjithatë, lart mbi tokë, ai i propozoi martesë në një mënyrë shumë të veçantë, transmeton rtv21.tv.

Anisha, u fut në helikopter e bindur se do të kishin vetëm një fluturim “të rastësishëm” mbi fshatin. Ajo as nuk dyshonte se pamja më e paharrueshme e udhëtimit do të ishte një mesazh i madh në një fushë me grurë

“Anisha, a do të martohesh me mua?”, ishte pyetja e shkruar në një fushë me grurë ku nga helikopteri vërehej qartë./21Media