Këngëtarja sot shumë  e famshme

Këngëtarja sot shumë  e famshme

Këngëtarja e mirënjohur, Zanfina Ismaili është distancuar nga angazhimet muzikore. “Sje ai mo” mbetet kënga e fundit që Zanfina solli në maj të vitit 2017.

Edhe pse nuk është aktive në muzikë, por ajo nuk i lë fansat ta harrojnë, kohë pas kohe publikon fotografi të reja në rrjetet sociale.

E së fundmi Zanfina për të gjithë ata që e duan ka publikuar një imazh nga fëmjëria e saj.

“Une e vogel”, është mbishkrimi që Zanfina ia ka lënë fotos, ku shfaqet flokë të gjata dhe kaqurrela.

Zanfina u bë pjesë e skenës muzikore prej kohës kur ishte fëmijë. Atë botë njihej si motra e vogël e këngëtares, Adelina Ismaili. Por, me kalimin e kohës Zanfina bëri karrierë dhe e krijoi identitetin e vet skenik, tanimë jo si motra e Adelinës, por si Zanfina Ismaili. /21Media