Klubi anglez nuk dëshiron ta shesë yllin brazilian

Klubi anglez nuk dëshiron ta shesë yllin brazilian

Willian është kthyer në një objektiv për Barcelonën e Atletico Madridin, me të dy klubet spanjolle që kanë bërë ofertën e njëjtë për ta blerë atë nga Chelsea.

Si Barça, ashtu edhe Atletico kanë ofruar nga 35 milionë funte, por përgjigja e Chelseat ka qenë e menjëhershme dhe negative.

Willian kërkohet nga Barça tash e sa vite, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje serioze nga katalanasit.

Në anën tjetër Chelsea, pasi e shiti Eden Hazardin te Real Madridi, nuk dëshiron ta humbasë edhe një lojtar të krahut me cilësi si të Willian dhe shpresojnë se do ta bindin atë për të vazhduar kontratën.