E konfirmon Koci: Remi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë

Rrustem Mustafa është shprehur i gatshëm për t’u paraqitur vullnetarisht

Ish-komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Musata-Remi është ftuar që të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë. Këtë e ka konfirmuar avokati i Remit, Arianit Koci.

“Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim.”, ka njoftuar Koci.

Ai tutje ka shtuar se Mustafa ka pranuar që të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar./21Media

Back to top button