"Paska pasë kohë njëri më e numëru sa herë e kam veshë të njëjtin fustan"

“Paska pasë kohë njëri më e numëru sa herë e kam veshë të njëjtin fustan”

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku është njëra prej politikaneve  më të dashura.

Me paraqitjet e saj elegante ajo gjithmonë arrin që të tërheq vëmendje dhe të vlerësohet jo vetëm për mençurinë, por edhe për dukjen.

Vlora para disa dite ishte e ftuar në iftarin e organizuar nga presidenti Donald Trump. Në këtë organizim Vlora është paraqitur me një dukje të thjeshtë dhe natyrale, ku dukej shumë bukur.

Mirëpo, duket se Vlora rreth dukjes së saj në këtë organizim ka pranuar disa kritika, kjo pasi fustani me të cilin ajo shkoi në këtë mbrëmje, është cilësuar nga ndjekësit e ambasadores si garderobë e përsëritur.

A mundet ndonjë të krijojë një fondacion për ambasadoren Vlora Çitaku, kështu ne mund t’i blejmë asaj një fustan të ri. Ajo ka veshur të njëjtin fustan pa pushim. Më 26 dhjetor 2018, në një ditë me shoqërinë e saj. 28 dhjetor 2018 me miqtë. 5 dhe 6 prill 2019 në Lowa dhe tani me Donald Trump”, ishte komenti i njërit prej fansave.

Ky koment duket se ka bërë të qesh ambasadoren Çitaku, e cila madje, edhe e ka publikuar në Instagram

Ok, marr shumë mesazhe, po ky më bëri me qeshë me lot. Paska pasë kohë njëri më e numëru sa herë e kam veshë të njëjtin fustan”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /21Media