Dua Lipa kamerë të fshehur për "The Ellen Show"

Dua Lipa kamerë të fshehur për “The Ellen Show”

Këngëtarja, Dua Lipa e ka dëshmuar bindshëm talentin e saj në muzikë duke u bërë njëra prej këngëtareve më të pëlqyera në botë.

Megjithatë ajo së fundmi ka sfiduar veten edhe në aktrim, e që ka lënë për të kuptuar se është e zonja edhe në këtë fushë, shkruan portali rtv21.tv

Dua Lipa për emisionin e të famshmes, Ellen DeGeneres ka realizuar një kamerë të fshehur. Ajo është maskuar si një person tjetër për të mos u njohur dhe në një dyqan ka interpretuar tekstet e hiteve të saj “New Rules” dhe “Don’t start now” në formë bisede me blerësit që ishin aty.

Bukuroshja nga Kosova ka arritur ta realizojë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme . Ajo në Instagram është shprehur se është argëtuar shumë derisa gjatë kësaj kamere të fshehur./21Media