Ajo thotë se është martuar me dëshirë

Ajo thotë se është martuar me dëshirë

Një e mitur nën moshën 16 vjeçare nga fshati Mirenë e Lipjanit pritet të bëhet nënë.

Rastin e ka konfirmuar policia duke thënë se dje pas marrjes së informatës se një e mitur që është pranuar në QKUK është shtatzënë, njësitet policore kanë shkuar në QKUK dhe kanë intervistuar të miturën e cila ka deklaruar se është e martuar me dëshirë, shkruan rtv21.tv.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë janë intervistuar edhe prindërit e dy familjeve të cilët kanë deklaruar se martesa është bërë me dëshirën e të dy palëve edhe me ceremoni martesore.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media