E shantanzhoi me publikimin e fotove dhe incizimeve

E shantanzhoi me publikimin e fotove dhe incizimeve

Një rast i kanosjes dhe shantazhimit është raportuar dje rreth orës 19:55 në Vushtrri.

Një vajzë e mitur është ankuar në polici se po ka probleme me ish të dashurin e saj.

“Ankuesja femër K-Shqiptare e mitur ka informuar se ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka kanosur dhe shantazhuar se nëse nuk kthehet tek ai, do t’i publikojë foto dhe incizime të ankueses”, thuhet në raportin e policisë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./21Media