Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim seksual të një të miture.

Sipas policisë viktima ishte raportuar e zhdukur në mbrëmjen e 31 tetorit në Gjakovë.

“Në lidhje me rastin me 01.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër K/Rome ( e mitur) e cila ishte shpallur si person i zhdukur”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media