E mitura shtatzënë shkon në QKUK, “burri” në polici

Bashkëjetoi me vajzën nën 16 vjet

Një vajzë e mitur shtatzënë dje është shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë.

“Është raportuar se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë një femër e moshës së mitur K/Ashkalike dhe e njëjta është shtatzëne”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me këtë policia ka arrestuar burrin që ishte duke bashkëjetuar me të miturën.

Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me viktimën e lartcekur”, ka konfirmuar policia.

Sipas polcisë, me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button