Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Llazar Gusho është lindur në Pogradec, më 27 dhjetor të vitit 1899, ndërsa ka vdekur në Tiranë, më 12 nëntor 1987.

Në letërsinë shqipe është  i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, i cili ka qenë poet, shkrimtar e përkthyes shqiptar. Pseudonimi letrar, me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshirë atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci. Më poshtë ju sjellim një poezi të Lasgush Poradecit./21Media

E Mora Shoqezen Perkrah

E mora Shoqezën Përkrah
E mora shoqezën përkrah,
E matmë rugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zu dita perëndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet liqer i qet!
Liqer, ti ç’thua ndaj bucet!
Ç’far’ pe, liqer, mi zall të shkretë?

E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.